Abdixhiku: Sonte presim dekretin për shpërbërjen e Kuvendit, vendi po shkon në zgjedhje
Foto: Laura Hasani

Abdixhiku: Sonte presim dekretin për shpërbërjen e Kuvendit, vendi po shkon në zgjedhje

Aktuale March 05, 2026 - 22:28

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se përkundër përpjekjefve, nuk kanë arritur të gjejnë një konsensus për presidetin e ri.

“Fatkeqësisht partitë parlamentare nuk kanë arritur të gjejnë konsensus për presidentin e ri. Fatkeqësisht ky konsensus ka nënkuptuar 80 vota, LDK nuk e ka pasur këtë fuqi të sigoruojë këto vota, përkundër vullentit të mirë”, tha Abdixhiku në një konferneccë në ambientet e Kuvendit.

Ai tha se sonte pret nga presidentja Vjosa Osmani, dekretin për shpërbërjen e Kuvendit dhe vendi të shkoj në zgjedhje, transmeton Zeri.info.

“Kosova po futet drejt një procesi të ri zgjedhor, në orën 00:00 LDK pret dekretin për shpërbërjen e Kuvendit. Seancën e tanishme e konsiderojmë si monopartiake. Presidenti nuk duhet të ketë librezë partiake dhe tani kemi dy kandidatë me librezë partiake, kështu nuk arrihet kompromisi”, tha Abdixhiku. /Zëri