Reagon Çitaku: Ambicia për kontroll total nga VV-ja, po e çon Kosovën drejt zgjedhjeve
Foto: Laura Hasani

Reagon Çitaku: Ambicia për kontroll total nga VV-ja, po e çon Kosovën drejt zgjedhjeve

Aktuale March 06, 2026 - 10:22

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dekretit për zgjedhje.

Çitaku përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se ambicia e VV-së për kontroll total, po e dërgon vendin në zgjedhje.

Postimi i plotë:

Egot politike dhe ambicia e shfrenuar për kontroll total të institucioneve nga LVV po e lënë Kosovën sërish pa institucione dhe po e shtyjnë vendin drejt një cikli tjetër zgjedhjesh.

Adresa e përgjegjësisë është e qartë kristal: refuzimi i LVV-së për marrëveshje dhe për dialog të sinqertë politik.

Sot, kur të shkojnë e të bëjnë homazhe aty ku pushojnë heronjtë tanë, duhet të ndihen të turpëruar.

Është luftuar shumë dhe gjatë që qytetarët tanë të kenë të drejtën të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe të jetojnë të lirë.

Kjo liri dhe kjo Republikë nuk guxojnë të shpërdorohen.