Miftaraj: Veprim i ultë politik me i vendos egot dhe urrejtjen patologjike për hakmarrje para interesave të qytetarëve

Miftaraj: Veprim i ultë politik me i vendos egot dhe urrejtjen patologjike për hakmarrje para interesave të qytetarëve

Aktuale March 06, 2026 - 10:26

Ehat Miftaraj nga IKD-ja ka thënë se është e padrejtë dhe veprim shumë i ultë politik të vendoset egoja dhe urrejtja patologjike për hakmarrje para interesave të qytetarëve

Ndërsa thotë se i vetmi faj i opozitës për këtë krizë politike është se kishte shumë pak numra në Kuvend.

“Faji i vetëm i opozitës për këtë krizë të panevojshme politike është se kishte shumë pak numra në Kuvend. Çka me ba me 43 deputetë? Albin Kurti dhe LVV-ja me 66 deputetë, me 51% të votës popullore dhe me krejt mekanizmat e shtetit në kontroll e dërgoi vendin në zgjedhje të panevojshme. Është e padrejtë dhe shumë veprim i ultë politik me i vendos egot dhe urrejtjen patologjike për hakmarrje para interesave të qytetarëve. S’e kuptoj logjikën pse duhet me dal me kërku votë popullore që pastaj atë vote me dhunu dhe përdhos në mënyrë kaq perfide për interesa dhe ego personale dhe partiake”, shkroi ai.