Abdixhiku konfirmon pjesëmarrjen në takimin me Osmanin
Aktuale
March 06, 2026 - 11:25
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar se në orën 13:00 do të takohen me presidenten Vjosa Osmani për caktimin e datës së zgjedhjeve.
“Kemi takim në orën 13:00. Nga këtu do të shkojmë, pas vizitës te baca Rifat në kullë, do të shkojmë te takimi i Presidentes për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe besoj se edhe atje do të deklarohem para mediave”, tha Abdixhiku, derisa po merrte pjesë në homazhe për familjen heroike Jashari në Prekaz.