Presidentja Osmani bën homazhe në Prekaz
Aktuale
March 06, 2026 - 11:41
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në kuadër të aktiviteteve për përkujtimin e Epopesë së UÇK-së.
E shoqëruar nga zotëria i parë, Prindon Sadriu, së bashku nderuan të rënët e familjes Jashari.
Pas homazheve te varrezat e Jasharëve, Osmani do të vizitojë edhe Kullën, ku do të pritet nga ana e bacës Rifat Jashari.