Nis takimi i Presidentes me krerët e partive politike, mungon LVV-ja

Nis takimi i Presidentes me krerët e partive politike, mungon LVV-ja

Aktuale March 06, 2026 - 13:22

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka nisur takimin e thirrur me krerët e partive politike.

Në takim po marrin pjesë liderët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, ndërsa Vetëvendosja nuk po merr pjesë, pasi e ka cilësuar dekretin për shpërndarjen e Kuvendit si antikushtetues, transmeton Zeri.info.

Kujtojmë se takimi është thirrur për të caktuar datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, pas dështimit për ta zgjedhur presidentin e ri. /Zëri

Image
Image