Abdixhiku i gatshëm për zgjedhjet: Kurdo që Presidentja e vlerëson
Aktuale
March 06, 2026 - 14:23
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani tha se nuk është caktuar datë zyrtare për zgjedhjet, megjithatë deklaroi se LDK-ja është e gatshme.
“Patëm diskutime zyrtare për datën e zgjedhjeve. Kurdo që Presidentja e vlerëson, në afatin kushtetues të rregullt brenda parashikimeve kushtetuese”, tha Abdixhiku.