Ish-komandanti i UÇK-së rrëfen kthimin e Rifat Jasharit në Prekaz, pas marsit ’98
Foto: Laura Hasani

Ish-komandanti i UÇK-së rrëfen kthimin e Rifat Jasharit në Prekaz, pas marsit ’98

Aktuale March 06, 2026 - 15:55

Ish-komandanti i njësisë speciale të UÇK-së, Bekim Shyti, ka rrëfyer momentin e kthimit të Rifat Jasharit, dhe të tjerëve të mbijetuarve të familjes Jashari në Prekaz për herë të parë pas marsit të vitit 1998.

 Shyti tha se momenti kur familja Jashari u rikthye në Prekaz ishte shumë emocional për të gjithë ata që ishin të pranishëm.

Ai tregoi se shumë prej tyre u mallëngjyen kur panë bacën Rifat së bashku me familjarët e tjerë.

“Kur kanë ardhur, duhet ta pranoj se ishte diçka krejt normale dhe njerëzore që një pjesë e madhe prej nesh u mallëngjyem kur e pamë bacën Rifat, Lulin, Bekimin dhe të gjithë të tjerët. Ai moment nuk fshihet nga kujtesa. Bashkë me familjen dhe me bacën Rifat përpara, së bashku me ushtarët e rreshtuar rresht për katër, kemi ardhur nga kazerma drejt lagjes Jasharaj. Dashtë Zoti që gjithmonë të vijmë këtu dhe të kujtojmë sakrificën që është bërë për këtë vend”,  tha Shyti./klankosova