Zgjedhjet nuk janë zgjidhje e re, shprehet Kurti
Foto: Laura Hasani

Zgjedhjet nuk janë zgjidhje e re, shprehet Kurti

Aktuale March 06, 2026 - 16:48

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur një konferencë, ku ka folur për zhvillimet e fundit në vend.

Ai u shpreh se përsëritja e zgjedhjeve nuk është zgjidhje e krizës politike në të cilën ndodhet vendi, shkruan Zeri.info.

“Përkundrazi do të jetë një lloj vazhdimi të agonisë legjislative, institucionale në përgjithësi, që është e panevojshme. Dhe së paku zgjedhjet do të kushtojnë nja 10 milionë euro....Për ta përsëritur rezultatin mund të ketë ndonjë lëvizje të vogël por unë nuk shoh diferenca të mëdha”, shtoi ai.