Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë municione
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha Industria e Mbrojtjes se është nevojë e domosdoshmëri, dhe ne tashmë kemi bërë hapa në këtë drejtim.|
“Kemi nënshkruar një kontratë për fabrikën e municionit vitin e kaluar, si vjet do të kemi fillimi ndërtim në fabrikës, tashmë makineria për prodhim në municioneve është duke u prodhuar në Republikën e Turqisë. Ne shpresojmë bazuar në kontratën që deri në fund të këtij viti të fillojmë prodhimin e municioneve të para në Republikën e Kosovës, kurse po ashtu jemi duke punuar me partnerët tanë amerikan, gjermanë, por edhe vendet të tjera që të fillojmë bashkëprodhim me në Republikën e Kosovës. Në këtë aspekt, ne gjithashtu kemi dhënë në shqyrtim në industrinë e mbrojtjes mund të themi një zonë, një hapësirë në Gjakovë janë 133 hektarë tokë që qeveria i ka dedikuar për industrinë e mbrojtjes që do të vendosim kompleksin që do të funksionalizohet deri në fund të këtij viti”, tha ai. /rtk