Nagavci: Dekreti i sotëm i presidentes Osmani i paparë ndonjëherë
Aktuale
March 06, 2026 - 21:34
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, në RTK Prime ka thënë se dekreti i sotëm i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Legjislaturës së Dhjet është i paparë ndonjëherë dhe bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
“Ky dekret bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës”, tha ajo. Sipas saj, kjo ishte diçka e papritur dhe nuk ishte e imagjinuar. “Kjo nuk ka bazë kushtetuese”, tha ajo.