Murati komenton deklaratën e Osmanit: Besoj që ka qenë për deputetët që s’kanë qëndruar në sallë
Foto: Laura Hasani

Murati komenton deklaratën e Osmanit: Besoj që ka qenë për deputetët që s’kanë qëndruar në sallë

Aktuale March 06, 2026 - 22:09

Ministri i Financave, Hekuran Murati, është pyetur për deklaratën e sotme të presidentes Vjosa Osmanit e cila ndër tjerash ka thënë se në situatën aktuale vendin e ‘’sollën njerëz  të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme’’.

Për këtë ka thënë se sipas tij, Osmani e ka pasur fjalën për deputetët që s’kanë qëndruar në sallë për procesin e presidentit.

‘’Po besoj e ka pas fjalën për deputetët që nuk kanë nejt në sallë, se ata e kanë sjellë rezultatin ku pamundësohet zgjedhja e presidentit. Po tash dueht ta pyesni atë në lidhje me cilësimet që ka dhanë dhe kë ka mëndu, por unë me aq sa dëgjova tha ‘’ata që pamundësuan zgjedhjen e presidentit dhe sollën punën këtu sollën punën këtu’’. Personat që janë përgjegjës që kanë pamundësu zgjedhjen e presidentit, janë deputetët që s’kanë qëndruar në sallë, për mendimin tim, leximi im është ky’’, ka thënë ai. /Express