Haxhiu uron 7 Marsin: Në duart e tyre fillon rruga e çdo fëmije drejt dijes
Foto: Laura Hasani

Haxhiu uron 7 Marsin: Në duart e tyre fillon rruga e çdo fëmije drejt dijes

Aktuale March 07, 2026 - 12:54

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka uruar mësimdhënësit me rastin e Ditës e Mësuesit, që shënohet sot më 7 mars.

Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social  Facebook, shprehu mirënjohje për të gjithë mësuesit për kontributin dhe përkushtimin e tyre në edukimin e brezave të rinj, raporton Zeri.info.

“Sot, më 7 mars, Ditën e Mësuesit, shpreh mirënjohjen time për të gjithë mësimdhënësit që çdo ditë e mbajnë gjallë misionin fisnik të dhënies së dijes. Në duart e tyre fillon rruga e çdo fëmije drejt dijes, qytetarisë dhe së ardhmes së vendit. Me përkushtimin e tyre të përditshëm, mësuesit formojnë brezat që do ta zhvillojnë Republikën tonë. Urime 7 marsi!”, shkroi Haxhiu. /Zëri