8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Aktuale
March 08, 2026 - 10:20
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Në mesazhin e tij në Facebook, Hamza shkroi për rëndësinë e respektit, mbështetjes dhe mundësive të barabarta për të gjitha grate, përcjell Klankosova.tv.
“Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë dhe meritojnë respekt e mbështetje.Nënat, motrat, bashkëshortet që punojnë dhe vajzat që ëndërrojnë, të gjitha duhet të kenë mundësi të barabarta në shoqërinë tonë. Gëzuar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas!”, shkroi i pari i PDK-së.