Kurti për tokat e Manastirit të Deçanit: Ka folur zëdhënësi im dhe e ka sqaruar ministri
Aktuale
March 09, 2026 - 11:55
Kryeministri Albin Kurti nuk ka dashur të japë shumë shpjegime në lidhje me deklaratën e ministrit për Komunitet dhe Kthim Nenad Rashiq që dje ka thënë se Albin Kurti vendosi t’ia japë Manastirit të Deçanit 24 hektarë për hatër të tij.
Kurti tha se për këtë ka sqaruar vetë ministri dhe ka folur edhe zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka.
“Ka fol tashmë zëdhënësi im Arlindi dhe po ashtu e ka sqaruar edhe ministri”, tha ai teksa po ngutej të futej në veturë, pasi mori pjesë në një ngjarje ku u shënua Dita Ndërkombëtare e Gruas. /eo