Haradinaj: Ardian Gjini do jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme
Aktuale
March 09, 2026 - 20:55
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka treguar se Ardian Gjini do të jetë kandidat për kryeministër.
Ai tha në T7 se Gjini do t’i prijë listës, teksa tha se edhe ai do të jetë pjesës e listës për deputet.
“Ardian Gjini do t’i prijë listës sonë, po e them Ardian Gjini do të jetë mandatar për kryeministër”, ka thënë Haradinaj.