Maqedonci: Objektivi ynë anëtarësimi në NATO, që FSK-ja të japë kontribut për paqen dhe stabilitetin

Maqedonci: Objektivi ynë anëtarësimi në NATO, që FSK-ja të japë kontribut për paqen dhe stabilitetin

Aktuale March 10, 2026 - 11:19

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se objektivi i Kosovës është anëtarësimi në NATO, që FSK-ja të japë kontribut për paqen dhe stabilitetin.

Maqedonci përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me Blanca Herezën, u.d. e shefes së operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, raporton Zeri.info.

“Nënvizova që vazhdojmë me përkushtim të koordinohemi e të bashkëpunojmë ngushtë me KFOR dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), ndërsa ritheksova se objektivi ynë është anëtarësimi në NATO, në mënyrë që vendi ynë dhe FSK-ja të vazhdojë edhe më fuqishëm të japë kontribut në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes e për këtë po angazhohemi çdo ditë”, shkroi Maqedonci. /Zëri