Vitia takon ambasadorin francez, diskutohet thellimi i bashkëpunimit në shëndetësi

Vitia takon ambasadorin francez, diskutohet thellimi i bashkëpunimit në shëndetësi

Aktuale March 10, 2026 - 13:36

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Sipas njoftimit të MSH-së, gjatë takimit të dy palët kanë diskutuar për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë, ndërsa ambasadori u njoftua edhe me prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë, raporton Zeri.info.

“Me këtë rast u shpreh mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Francës dhe u theksua gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit në dobi të zhvillimit të sistemit shëndetësor në Kosovë”, thuhet në njoftimin e MSH-së /Zëri