Osmani në takim me ambasadorin britanik: Gjuha kërcënuese dhe bullizuese s’ka vend në diskursin publik

Osmani në takim me ambasadorin britanik: Gjuha kërcënuese dhe bullizuese s’ka vend në diskursin publik

Aktuale March 10, 2026 - 14:44

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend.

Gjatë takimit, Osmani ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Sipas Presidencës, presidentja ka theksuar përkushtimin e Republikës së Kosovës për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar, si dhe për hapjen e kapitujve të rinj të partneritetit që kontribuojnë në arritjen e objektivave të përbashkëta.

Në takim është diskutuar edhe për rëndësinë e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme.

Po ashtu është theksuar se gjuha kërcënuese dhe bullizuese është e papranueshme dhe nuk duhet të ketë vend në diskursin publik. /Zëri