Rasti “Subvencionet”: 20 të akuzuar deklarohen të pafajshëm, 6 arrijnë marrëveshje për pranim fajësie dhe dy të tjerëve iu veçua procedura
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të martën u deklaruan të pafajshëm 20 të akuzuar në rastin e njohur si “Subvencionet”, ndërsa kanë arritur marrëveshje për pranim fajësie me Prokurorinë gjashtë të akuzuar.
Ndryshe, procedura penale në këtë rast është bashkuar në një lëndë të vetme të rasteve të “Subvencioneve” për 28 të akuzuarit: Hasan Maxharraj, Luan Statovci, Salih Statovci, Afrim Abazaj, Veton Prekazi, Kumrije Maxharraj, Kujtim Zariqi, Sadat Shkodra, Afërdita Gjokaj, Bejtullah Pira, Valdete Ismaili, Feriz Jonuzi, Alban Novosella, Berat Nika, Lulzim Hajdaraj, Musa Nivokazi, Bajram Gashi, Pajtim Krasniqi, Enver Ibishi, Artan Elezi, Bashkim Mani, Salih Ilazi, Halil Krasniqi, Almir Abdurrahmani, Ingrit Kuqi, Liridon Fandaj, Rasim Zekaj dhe Hazir Metaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Të pafajshëm u deklaruan të akuzuarit: Hasan Maxharraj, Luan Statovci, Salih Statovci, Kumrije Maxharraj, Kujtim Zariqi, Sadat Shkodra, Afërdita Gjokaj, Bejtullah Pira, Feriz Jonuzi, Alban Novosella, Berat Nika, Lulzim Hajdaraj, Bajram Gashi, Artan Elezi, Bashkim Mani, Halil Krasniqi, Almir Abdurrahmani, Ingrit Kuqi, Liridon Fandaj dhe Rasim Zekaj.
Fillimisht, kryetarja e trupit gjykues, Medie Bytyqi në seancën e së martës mori aktvendim me të cilin veçoi procedurën për për dy të akuzuarit Enver Ibishi dhe Musa Nivokazi, pasi që paraprakisht njoftoi se ka një kërkesë të për veçimin e procedurës.
Ndërsa, refuzoi propozimin e mbrojtësit të të akuzuarës Afërdita Gjokaj, avokatit Musa Damati për veçimin e procedurës për të, me arsyetimin se Gjykata do të sigurojë kushtet që e njëjta të përcjellë gjykimin.
Paraprakisht, prokurori special, Rafet Halimi njoftoi Gjykatën se me të akuzuarit Veton Prekazi, Hazir Metaj, Valdete Ismajli, Pajtim Krasniqi, Afrim Abazaj dhe Salih Ilazi, kjo Prokurori ka arritur marrëveshje për pranim fajësie.
Prokurori Halimi i propozoi trupit gjykues që për të akuzuarit Prekazi, Metaj, Ismajli dhe Krasniqi të aprovohet marrëveshja për pranimin e fajsisë. Ndërsa, për të akuzuarit Abazaj dhe Ilazi propozoi që shqiptimi i dënimit ndaj tyre të shtyhet deri në fund të këtij shqyrtimi gjyqësor pasi që ata kanë marrë statusin e dëshmitarit bashkëpunues dhe do të ftohen në cilësinë e dëshmitarëve në këtë shqyrtim.
Për të akuzuarin Abazaj, sipas marrëveshjes për pranimin e fajësisë për veprën penale “Marrje e ryshfetit”, u propozua dënimi me 5 mijë euro gjobë dhe gjashtë muaj burgim, mirëpo me pëlqimin e të akuzuarit dënimi me burgim propozohet të zëvendësohet me dënim me gjobë prej tre deri në pesë mijë euro.
Për të akuzuarin Ilazi, sipas marrëveshjes për pranimin e fajësisë për veprën pënale “Dhenie ryshfeti”, u propozua dënimi me gjobë prej 1 mijë euro dhe 1 vit burgim me kusht që i akuzuari nuk kryen vepër tjetër pemnale në afat prej 2 vitesh. Ndërsa, për veprën penale “Mashtrim me subvencione”, u propozua dënimi me burgim prej 6 muajsh dhe i njëjti dënim të zëvendesohet me gjobë prej 3 mijë euro.
Prokurori Halimi, propozoi dënim unik për të akuzuarin Abazaj me 1 vit burgim me kusht dhe gjobë 1 mijë euro, ndërsa për dënimin me gjashtë muaj burgim të zëvendesohet me 3 mijë euro gjobë.
Trupi gjykues, pas marrjes së mendimit të palëve mori aktvendim me të cilin e aprovoi propozimin e prokurorit Halimi, ku për të akuzuarit Prekazi, Metaj, Ismajli dhe Krasniqi do të bëhet shpallja e aktgjykimit, ndërsa për të akuzuarit Abazaj dhe Ilazi shqiptimi i dënimit do të bëhet në fund të këtij shqyrtimi gjyqësor.
Seanca në sesionin e pasditës vazhdoi me deklarimin e të akuzuarve lidhur me akuzën, ku të gjithë u deklaruan të pafajshëm.
Ndryshe, procedura penale në këtë rast është bashkuar në një lëndë të vetme të rasteve të “Subvencioneve” për 28 të akuzuarit: Hasan Maxharraj, Luan Statovci, Salih Statovci, Afrim Abazaj, Veton Prekazi, Kumrije Maxharraj, Kujtim Zariqi, Sadat Shkodra, Afërdita Gjokaj, Bejtullah Pira, Valdete Ismaili, Feriz Jonuzi, Alban Novosella, Berat Nika, Lulzim Hajdaraj, Musa Nivokazi, Bajram Gashi, Pajtim Krasniqi, Enver Ibishi, Artan Elezi, Bashkim Mani, Salih Ilazi, Halil Krasniqi, Almir Abdurrahmani, Ingrit Kuqi, Liridon Fandaj, Rasim Zekaj dhe Hazir Metaj. /BetimipërDrejtësi