Haxhiu takohet me ambasadorin e Turqisë, flasin për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve
Aktuale
March 11, 2026 - 11:36
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Tunç Angili.
Gjatë këtij takimi u diskutua për marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, si dhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët.
Haxhiu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për Republikën e Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe parlamentar në të ardhmen. /Zëri