Gjykata Kushtetuese në Shqipëri: Ndalimi i TikTok-ut cenoi lirinë e shprehjes

Gjykata Kushtetuese në Shqipëri: Ndalimi i TikTok-ut cenoi lirinë e shprehjes

Aktuale March 11, 2026 - 15:12

Gjykata Kushtetuese në Shqipëri ka arsyetuar se mbyllja e TikTok-ut një vit më parë nga qeveria e Edi Ramës ka cenuar lirinë e shprehjes.

Vendimi u dha sot një vit pasi Përfaqësues të Asociacionit të Gazetarëve Shqiptarë depozituan një kërkesë në Kushtetuese, ku kërkonin pezullimin e zbatimit të vendimit të Këshillit të Ministrave për mbylljen e rrjetit social.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, bllokimi i TikTok-ut përbën ndërhyrje në të drejtën për lirinë e fjalës dhe shprehjes, një e drejtë e garantuar nga Kushtetuta. Gjykata thekson se çdo kufizim i tillë duhet të jetë i arsyetuar dhe proporcional me qëllimin që synohet të arrihet.