Kurti takon komandantin e KFOR-it: Zhvillimet në botë mund të sjellin sfida për stabilitetin

Kurti takon komandantin e KFOR-it: Zhvillimet në botë mund të sjellin sfida për stabilitetin

Aktuale March 11, 2026 - 16:27

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim komandantin e misionit të NATO në Kosovë, KFOR, gjeneralmajorin Ozkan Ulutash.

Në një komunikatë për media nga Zyra e Kryeministrit thuhet se, në fillim të takimit, komandanti Ulutash e uroi Kurtin për mandatin e ri qeverisës, ndërsa të dy bashkëbiseduesit diskutuan për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Gjatë takimit u trajtua edhe situata e sigurisë, në një kohë kur zhvillimet dhe ndryshimet në botë mund të paraqesin sfida të reja për stabilitetin. Me këtë rast, kryeministri Kurti vlerësoi komunikimin e mirë dhe të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe misionit të NATO-s”, thuhet në komunikatë.

Ai gjithashtu e falënderoi komandantin e KFOR-it për kontributin dhe rolin e tij në udhëheqjen e KFOR-it, si dhe për bashkëpunimin me institucionet e Kosovës./Zëri