Hamza shtron iftarin tradicional për BIK-un, thekson vlerat e solidaritetit, respektit dhe harmonisë në shoqëri
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, shtroi sot iftarin tradicional për Bashkësinë Islame të Kosovës, të kryesuar nga Kryemyftiu Naim Tërnava.
Në këtë iftar morën pjesë përfaqësues të lartë të Bashkësisë Islame, si dhe drejtues dhe përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës.
Me këtë rast, Kryetari Hamza shprehu mirënjohjen për rolin e rëndësishëm që Bashkësia Islame e Kosovës ka luajtur ndër vite në ruajtjen e vlerave shpirtërore, solidaritetit dhe harmonisë në shoqërinë tonë.Ai theksoi se muaji i Ramazanit është një kohë reflektimi, bashkimi dhe solidariteti, duke nënvizuar se këto vlera janë thelbësore për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Kryetari Hamza gjithashtu falënderoi Kryemyftiun Naim Tërnava dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për kontributin e tyre të vazhdueshëm në promovimin e tolerancës fetare dhe në ruajtjen e harmonisë ndërfetare, vlera këto që e kanë karakterizuar gjithmonë shoqërinë kosovare.
