Në QKUK kryhet një intervenim i rrallë për trajtimin e gurëve të mëdhenj në veshka

Në QKUK kryhet një intervenim i rrallë për trajtimin e gurëve të mëdhenj në veshka

Aktuale March 12, 2026 - 10:43

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për herë të parë është kryer një intervenim kirurgjik për trajtimin e gurëve të mëdhenj në veshka.

Sipas njoftimit, deri më tani pacientët me këtë patologji kanë qenë të detyruar të kërkojnë trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore, raporton Zeri.info.

“Fillimi i aplikimit të kësaj procedure në QKUK përbën një hap të rëndësishëm në avancimin e shërbimeve urologjike dhe në ofrimin e trajtimeve moderne brenda sistemit publik shëndetësor në Kosovë

Procedura është realizuar nga ekipi i Klinikës së Urologjisë në bashkëpunim me Klinikën e Anesteziologjisë, duke përdorur teknologjinë bashkëkohore të laser-it holmium, e cila mundëson thyerjen dhe largimin e gurëve në veshka përmes një qasjeje minimale invazive”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se pacienti i cili është operuar është liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore. /Zëri