Miftaraj: VV-ja “luftë frontale” ndaj Gjykatës Kushtetuese
Foto: Laura Hasani

Miftaraj: VV-ja “luftë frontale” ndaj Gjykatës Kushtetuese

Aktuale March 12, 2026 - 19:12

Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit është tema kryesore e ditëve të fundit në skenen politike. Dërgimi i saj nga Lëvizja Vetëvendosje në Gjykatën Kushtetuese, u analizua nga Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehad Miftaraj.

Miftaraj deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje po bën siç tha ai ‘luftë frontale’ ndaj Gjykatës Kushtetuese.

“Ka filluar në vitin 2024-2025, që dy vitet e fundit është diçka që Lëvizja Vetëvendosje e ka pasur strategji për ta delegjitimuar punën e Gjykatës Kushtetuese në publik”, theksoi ai.

Ai dha edhe arsyet se pse po ndodh kjo.

Gjykata Kushtetuese, më 9 mars ka vendosur masë të përkohshme ndaj vendimit të shefes së Shtetit për shpërndarjen e Kuvendit.

Kjo masë vlen deri më 31 mars, ku stopohet procesi i zgjedhjes së Presidentit të ri deri në vendimin e Kushtetueses. /klankosova