Kurti sot u dërgon ftesa liderëve opozitarë për takim javën e ardhshme
Foto: Laura Hasani

Kurti sot u dërgon ftesa liderëve opozitarë për takim javën e ardhshme

Aktuale March 13, 2026 - 13:43

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se do të ftojë në takim liderët e partive opozitare.

Kurti e konfirmoi se pret që javën e ardhshme të ketë takim me liderët e opozitës, pasi ftesat tha se do t’ua nisë qysh sot.

“Unë besoj që me krerët e partive opozitare duhet të takohemi dhe qysh sot do t’u dërgoj ftesa për t'u takuar qysh në fillim të javës së ardhshme”, deklaroi Kurti, transmeton Zeri.info.