Haxhiu pret në takim koordinatorin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Stephen O’Malley
Aktuale
March 13, 2026 - 14:43
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim koordinatorin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Stephen O’Malley, së bashku me drejtuesit e agjencive të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT).
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe sistemit të Kombeve të Bashkuara, si dhe për mundësitë e reja të partneritetit me sistemin e OKB-së në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm dhe përparimit institucional të vendit.
