Gjashtë vjet nga rasti i parë me COVID-19 në Kosovë, mbi 276 mijë të infektuar
Sot shënohen gjashtë vjet nga konfirmimi i rasteve të para me COVID-19 në Kosovë, të cilat u diagnostikuan në Departamentin e Mikrobiologjisë në Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).
Sipas të dhënave zyrtare, nga 13 marsi i vitit 2020 deri më 13 mars 2026 në vend janë testuar mbi 2 milionë mostra për SARS-CoV-2, ndërsa janë konfirmuar 276.300 raste pozitive.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe 3.238 humbje jete si pasojë e virusit.
IKSHPK-ja thekson se megjithëse vendi u përball me një virus të panjohur për Kosovën dhe për mbarë botën, institucionet shëndetësore arritën të krijojnë një koordinim të mirë dhe të ndërmarrin masa që dhanë rezultat.
Sipas Institutit, koordinimi ndërinstitucional, shkëmbimi i informatave në kohë reale dhe vendimmarrja e përbashkët u dëshmuan si faktorë kyç në përballimin e pandemisë.
Tutje thuhet se sot sistemi i shëndetit publik në Kosovë është më i përgatitur për të identifikuar, monitoruar dhe reaguar ndaj sfidave të ngjashme të shëndetit publik në të ardhmen.