QKMK: Nesër të shmanget pikëkalimi kufitar në Jarinjë
Aktuale
March 13, 2026 - 15:54
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, që funksionon si institucion në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka inkurajuar qytetarët që nesër të shmangin qarkullimin në pikëkalimin kufitar në Jarinjë.
Kjo për shkak të paralajmërimit të një proteste nga qytetarët serbë në pjesën e territorit të Serbisë.
“Ju njoftojmë se nesër, më datë 14.03.2026, është paralajmëruar mbajtja e një proteste në PKK Jarinjë, në territorin e Serbisë dhe bllokimi i rrugës për dy orë, duke filluar nga ora 16:00 deri 18:00. Ju inkurajojmë që nesër të shmangni qarkullimin në këtë PKK dhe të zgjedhni PKK tjera për qarkullim”, thuhet në njoftimin e QKMK-së.