Behrami akuzon Kurtin për negociata sekrete: Po e zhvendos zyrën e strukturave paralele nga Nishi në Mitrovicë
Foto: Laura Hasani

Behrami akuzon Kurtin për negociata sekrete: Po e zhvendos zyrën e strukturave paralele nga Nishi në Mitrovicë

Aktuale March 14, 2026 - 17:10

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po e zhvendos zyrën e strukturave paralele të Serbisë nga Nishi në Veri të Mitrovicës.

Behrami përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Kurti pas “negociatave sekrete” sot ka marrë vendim të legalizojë edhe dokumentet e strukturat paralele të Serbisë.

“Nga moskundërshtimi kemi kaluar te pranimi, legjitimimi dhe legalizimi i plotë i tyre”, ka shkruar Behrami.

Postimi i plotë:

 Albin Kurti po e zhvendos zyrën e strukturave paralele të Serbise nga Nishi në veri të Mitrovicës

Njëherë Bashkimi Evropian i pranoi dokumentet e strukturave paralele.

Atëherë Albini nuk i kontestoi.

Pas negociatave sekrete, sot i legalizoi dokumentet dhe strukturat paralele dhe kriminale të Serbisë në Kosovë.

Nga moskundërshtimi kemi kaluar te pranimi, legjitimimi dhe legalizimi i plotë i tyre.

Hapi i radhës do të jetë që selia që lëshon dokumentet e strukturave paralele të Serbisë mos të jetë më Nishi, por veriu i Kosovës.

Sepse, këtë e ka pranuar edhe në Bruksel, edhe në Ohër, edhe sot në Prishtinë!