Përfundon protesta e serbëve, nis qarkullimi i automjeteve në Jarinjë
Aktuale
March 14, 2026 - 18:04
Ka përfunduar protesta gati dyorëshe e qytetarëve serbë. Protestuesit u shpërndanë të qetë dhe nuk u raportua për ndonjë incident, ndërsa qarkullimi i automjeteve në këtë pikë kalimi ka nisur normalisht pas bllokadës.
Protesta është organizuar nga subjekti opozitar në Serbi, Partia e Re Demokratike.
Kjo protestë nga serbët ishte thirrur si formë kundërshtimi ndaj vendimit të Republikës së Kosovës për të nisur zbatimin e dy ligjeve, atij për të Huajt dhe atij për Automjete. /rtk