Rifillojnë punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë
Aktuale
March 15, 2026 - 09:29
Komuna e Prishtinës ka njoftuar për vazhdimin e punimeve në rrugën “Qamil Hoxha”, si një prej rrugëve më kryesore të qendrës së kryeqytetit.
Punimet në këtë rrugë kishin mbetur në gjysmë për më shumë se një vit, gjë për të cilën Komuna e Prishtinës fajëson qeverisjen qendrore.
"Pas më shumë se një viti, që qeveria qendrore kishte bllokuar punimet në rrugën “Qamil Hoxha”, i kemi vazhduar punimet. Nuk paska mbetje arkeologjike. Vazhdojmë", thuhet në postimin e komunës në rrjetet sociale.
Siç është njoftuar muaj më parë, punimet përfshijnë zëvendësimin e të gjitha instalimeve nëntokësore dhe rregullimin e hapësirës publike sipas planit të miratuar urbanistik.