Ligji për të Huajt, MPB: Nga nesër mund të aplikohet për lejeqëndrim dhe deklarim të adresës
Foto: Laura Hasani

Ligji për të Huajt, MPB: Nga nesër mund të aplikohet për lejeqëndrim dhe deklarim të adresës

Aktuale March 15, 2026 - 10:42

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar publikun se, pas periudhës informuese të paraparë deri më 15 mars, nga data 16 mars do të fillojë zbatimi i plotë i Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjete.

Sipas njoftimit, qytetarët mund të fillojnë aplikimet për lejeqëndrim ose për lajmërimin e adresës.

“Në përputhje me deklarimet e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti dhe përfaqësuesit special të BE-së z. Peter Sorensen të datës 14 mars 2026, është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e plotë të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjete, pas periudhës informuese të paraparë deri me 15 mars, përkatësisht nga data 16 mars mund të fillohet me aplikime për lejeqëndrim apo lajmërim të adresës”, thuhet në njoftim.