Kjo lagje e Prishtinës nesër nuk do të ketë ujë
Foto: Laura Hasani

Kjo lagje e Prishtinës nesër nuk do të ketë ujë

Aktuale March 15, 2026 - 14:19

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se nesër në mëngjes në lagjen Dardania, përkohësisht do të ketë ndërprerje të ujit.

Kjo për shkak të punimeve dhe intervenimit në gypin e ujit në Rr. “Idriz Gjilani”.

“Furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve dhe sanimit të defektit. Faleminderit për mirëkuptim!”, thuhet në njoftim.