Vonesat në paga, punëtorët teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë fillojnë grevën
Aktuale
March 16, 2026 - 10:38
Punëtorët teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë kanë filluar grevën për shkak të vonesës në pagesa, njofton Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës (FSPTSPK).
Sipas kryetarit të FSPTSPK-së, Jusuf Azemi, qëndrimi i punëtorëve në grevë do të vazhdojë deri sa pagat të përpunohen dhe të shpërndahen në mënyrë të rregullt.
“Shpresojmë që pagat për këta punëtorë të përcillen sa më shpejtë dhe punëtorët të kthehen në shërbimet e tyre. Përderisa pagat nuk paguhen, punëtorët do të qëndrojnë në grevë”, tha Azemi.