Haxhiu takon ambasadorin e Sllovenisë, flasin për shkëmbimin e përvojave institucionale
Aktuale
March 16, 2026 - 15:34
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.
Në njoftimin e Kuvendit thuhet se biseda u përqendrua në bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, në veçanti në dimensionin parlamentar dhe në mundësitë për të thelluar shkëmbimin e përvojave institucionale.

“Kryetarja Haxhiu theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira me Slloveninë dhe vlerësoi mbështetjen e saj të vazhdueshme për konsolidimin demokratik dhe integrimin evropian të Kosovës”, thuhet në njoftim.
