Inspektori i Autoritetit të Konkurrencës nis protestë në zyrë, pretendon diskriminim dhe shkelje të të drejtave

Inspektori i Autoritetit të Konkurrencës nis protestë në zyrë, pretendon diskriminim dhe shkelje të të drejtave

Aktuale March 16, 2026 - 16:36

Inspektori hetues në Autoritetin e Konkurrencës, Shemsi Elezi, ka nisur sot një protestë në vendin e tij të punës, duke pretenduar se për më shumë se një vit po përballet me shkelje të të drejtave dhe diskriminim në institucion.

Elezi tha se protestën e kishte paralajmëruar më 9 mars pranë Komisionit dhe Bordit të Autoritetit të Konkurrencës.

“Kam filluar protestën të cilën e kam paralajmëruar me datën 09 mars pranë, komisionit të autoritetit të konkurrencës, përkatësisht bordit të autoritetit të konkurrencës për shkak se që nga 29 nëntori i vitit 2023, e deri më sot unë po përballem në vazhdimësi me shkelje të të drejtave të mia, me diskriminim të rëndë i cili ma vështirëson punën dhe nuk kam kushte të përshtatshme për punë. Të gjitha mjetet juridike që kam pas, i kam shfrytëzuar deri më tani, në të gjitha institucionet si brenda autoritetit ashtu edhe jashtë institucioneve të tjera, duke përfshirë organet e drejtësisë. Meqë nuk ka asnjë rezultat dhe asnjë masë e cila është dashtë të parandalohet çdo veprim pas datës 29 nëntor 2023, kur unë jam sulmuar në vendin e punës, unë sot kam vendosur që të fillojë protestën time në vendin e punës, nga ora 12 deri në ora 13. Këtë protestë e kam njoftuar edhe Policinë e Kosovës, komisioni parlamentar mbikëqyrës, Organin Mbikëqyrës të Autoritetit të Konkurrencës si dhe avokatin e popullit, këshillin e pavarur mbikëqyrës i cili mbron të drejtat e zyrtarëve publik si dhe institucionet e tjera, të cilat gjatë gjithë kësaj kohe kam pas ankesa, apo kam ushtruar të drejtën time juridike”, tha Elezi.

Image

Ai theksoi se problemet kanë nisur që nga 29 nëntori 2023, kur sipas tij është sulmuar në vendin e punës dhe që nga ajo kohë është përballur vazhdimisht me vërejtje dhe procedura disiplinore që, sipas tij, e vështirësojnë kryerjen e detyrës.

Sipas Elezit, ai ka shfrytëzuar të gjitha mjetet juridike brenda dhe jashtë institucionit, përfshirë edhe organet e drejtësisë, por thotë se deri tani nuk ka pasur asnjë rezultat konkret.

“Mund të iu them se diku i kam 7 vërejtje të cilat i kam ankimu në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës, kur pjesa dërmuese e tyre, vetëm 2 jam tash duke u trajtuar, ndërsa pjesët e tjera unë i kam fitu, dhe të gjitha ankesat e mia mu kanë aprovu nga KMSHC-ja. Gjatë gjithë kësaj kohe jam përballë me vërejtje, jam përballë më inicim të procedurave disiplinore nga kryetarja e autoritetit, e cila ka ndërhyrë në punë të sekretariatit, me vërejtje të cilat m’i ka dhënë Sefedin Beqa, i cili që nga 29 nëntori i 2023-ës, përkatësisht nga 15 dhjetori i 2023-ës, pasi i kanë filluar procedurat penale ndaj tij dhe me 18 mars 2024 i është ngritë aktakuzë për kryerjen e veprës penale, sulm ndaj meje me lëndim trupor, ai nuk është pezulluar dhe pengesë kryesore ka qenë, kryetarja e autoritetit e cila është mbikëqyrëse”, tha Elezi.

Ai gjithashtu akuzoi kryetaren e Autoritetit të Konkurrencës për ndërhyrje në punën e sekretariatit dhe për inicim të procedurave disiplinore ndaj tij.

Sipas Elezit, një nga personat që i ka shqiptuar vërejtje, Sefedin Beqa, përballet me procedurë penale për një rast të sulmit fizik ndaj tij.

Protesta e Elezit pritet të vazhdojë derisa, sipas tij, të merren masa dhe të adresohen shqetësimet që ka ngritur. /EO