Osmani në takim lamtumirës me Orav: BE-ja partner kyç për Kosovën

Osmani në takim lamtumirës me Orav: BE-ja partner kyç për Kosovën

Aktuale March 16, 2026 - 20:49

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim lamtumirës shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me rastin e përfundimit të mandatit të tij, duke e falënderuar për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë shërbimit në Kosovë.

Osmani e vlerësoi rolin e ambasadorit Orav në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, si dhe në mbështetjen e perspektivës evropiane të vendit.

Image

Sipas presidentes Osmani, BE-ja, mbetet partner kyç për Kosovën dhe se integrimi evropian është objektiv strategjik i Republikës së Kosovës.

 Gjatë takimit u theksua rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian në avancimin e reformave demokratike, forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin ekonomik të vendit.