Kushtetuesja fillon shqyrtimin e dekretit të presidentes Osmani
Aktuale
March 17, 2026 - 13:00
Gjykata Kushtetuese, në fillim të kësaj jave, ka filluar ta shqyrtojë kërkesën e kryeministrit Kurti dhe të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.
Sekretari i përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula, konfirmoi se lënda ka hyrë në fazën e shqyrtimit.
“Pas pranimit të komenteve nga palët e interesit fundjavën e kaluar dhe kompletimit të dosjes, në fillim të kësaj jave lënda ka kaluar në fazën e shqyrtimit”, tha Dula për RTV21.