Rizvanolli pret Ambasadorin e BE-së në takim me rastin e përfundimit të mandatit

Rizvanolli pret Ambasadorin e BE-së në takim me rastin e përfundimit të mandatit

Aktuale March 17, 2026 - 16:20

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, priti në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë,  Aivo Orav, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

Gjatë takimit, Rizvanolli dhe Ambasadori Orav bëhet e ditur se vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Bashkimit Evropian si konstruktiv dhe miqësor, duke theksuar rëndësinë e këtij partneriteti në mbështetje të reformave dhe proceseve zhvillimore në vend.

“Ministrja Rizvanolli e falënderoi Ambasadorin Orav për angazhimin dhe punën e tij gjatë shërbimit në Kosovë, si dhe për kontributin e dhënë në lehtësimin e proceseve me rëndësi për vendin, në dobi të forcimit institucional dhe avancimit të reformave. Ministrja Rizvanolli i uroi Ambasadorit Orav suksese në angazhimet e tij të ardhshme, duke shprehur mirënjohje për bashkëpunimin e afërt dhe përkushtimin e tij ndaj Kosovës gjatë mandatit të tij”, thuhet në njoftim. /Zëri