Borë në Mal të Zi, bllokohet pika kufitare Kullë - Rozhajë
Foto: Ilustrim

Borë në Mal të Zi, bllokohet pika kufitare Kullë - Rozhajë

Aktuale March 18, 2026 - 10:43

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga në pikën kufitare Kullë–Rozhajë, në të dyja drejtimet, është e pakalueshme për të gjitha llojet e automjeteve.

Sipas njoftimit, bllokimi vjen si pasojë e reshjeve të borës në pjesën e territorit të Malit të Zi, duke pamundësuar qarkullimin normal.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin këtë aks rrugor deri në një njoftim tjetër, ndërsa për informata shtesë mund të kontaktohet QKMK në numrat përkatës. /Zëri