Kryeziu: Presidentja kishte detyrë kushtetuese për shpërndarjen e Kuvendit
Foto: Laura Hasani

Kryeziu: Presidentja kishte detyrë kushtetuese për shpërndarjen e Kuvendit

Aktuale March 18, 2026 - 18:19

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka deklaruar se dekreti i presidentes për shpërndarjen e Kuvendit është i bazuar në Kushtetutë dhe përbën detyrim kushtetues të institucionit të presidentit.

Sipas tij, roli i presidentit në këtë proces është i qartë dhe i përcaktuar saktësisht me Kushtetutë.

“Me Kushtetutë, presidentja është autoriteti që ka për detyrë kushtetuese shpërndarjen e Parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve… s’ka asnjë autoritet tjetër”, u shpreh Kryeziu në “Përballje Podcast” me kryeredaktorin e Telegrafit, Muhamet Hajrullahu.

Ai thekson se ky veprim nuk është çështje vullneti politik, por obligim kushtetues që duhet të zbatohet në rrethana të caktuara.

“Presidenti e ka bërë këtë jo që ka pasur të drejtë, por ka pasur detyrë. Veprimet tjera janë në kundërshtim me Kushtetutën”, theksoi ai. /telegrafi