Sot, vranët dhe me diell
Aktuale
March 19, 2026 - 07:39
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 1 e 3 gradë Celsius, kurse ato maksimalet e ditës do të arrijnë në 10 e 13 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 6 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale gjatë ditës së sotme në qytetet kryesore të vendit:
