Mbetet e bllokuar rruga Pejë – Kullë - Rozhajë
Aktuale
March 19, 2026 - 08:48
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë - Rozhajë mbetet e mbyllur për qarkullim.
“Ju njoftojmë se rruga Pejë - PKK Kullë - Rozhajë dhe anasjelltas ende mbetet e mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve. Për çdo risi do t’u njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e QKMK-së.
Ky segment rrugor u bllokua për qarkullim paraditen e djeshme, për shkak të reshjeve të borës.
Pikërisht në të njëjtën zonë dje u bllokuan disa udhëtarë, duke përfshirë dhe një familje pesëanëtarëshe.
Për evakuimin e këtyre të fundit u angazhua Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor.