Krim i rëndë mjedisor në Ligatinën e Hencit, ministrja Pacolli kërkon hetim

Krim i rëndë mjedisor në Ligatinën e Hencit, ministrja Pacolli kërkon hetim

Aktuale March 19, 2026 - 21:48

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka dalë në terren për të inspektuar nga afër dëmet e shkaktuara nga një zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, duke e cilësuar rastin si një krim të rëndë mjedisor.

Sipas saj, zjarri ka shkaktuar pasoja serioze në ekosistem, duke dëmtuar rëndë biodiversitetin dhe duke rrezikuar zhdukjen e shumë specieve bimore dhe shtazore në këtë zonë të ndjeshme natyrore.

Pacolli i ka cilësuar këto veprime si të papranueshme dhe kriminale, duke u bërë thirrje institucioneve përgjegjëse, në veçanti nga Policia e Kosovës, që të ndërmarrin masa të menjëhershme për hetimin e rastit dhe nxjerrjen para drejtësisë të përgjegjësve.

Ajo ka ritheksuar se nuk do të tolerohet asnjë veprim që cenon pasuritë natyrore dhe mjedisin e vendit, duke kërkuar reagim të shpejtë institucional për mbrojtjen e zonave të mbrojtura.