Stacioni i Autobusëve në Prishtinë ndan nga 100 euro për punonjësit për Bajram
Foto: Laura Hasani

Stacioni i Autobusëve në Prishtinë ndan nga 100 euro për punonjësit për Bajram

Aktuale March 19, 2026 - 21:51

Me rastin e festës së Bajramit, Bordi i Drejtorëve i NPL “Stacioni i Autobusëve” sh.a. Prishtinë ka vendosur të ndajë nga 100€ për të gjithë punonjësit e ndërmarrjes.

"Ky është një vlerësim i drejtpërdrejtë për angazhimin dhe përkushtimin e stafit, i cili çdo ditë kontribuon në funksionimin dhe zhvillimin e ndërmarrjes", thuhet në njoftimin e ndërmarrjes publike.