Rama me fëmijët e Prishtinës mbjellin lule në ditën e parë të Pranverës
Aktuale
March 21, 2026 - 10:21
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka uruar ditën e parë të stinës së Pranverës.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, bëri të ditur se bashkë me fëmijët e kryeqytetit kanë mbledhur lulet e para për këtë sezon.
“Kjo, përveç tjerave, është zhvillim i kulturës së të përbashkëtës dhe kujdesit për hapësirën publike. Fëmijët duhet me u rrit duke e ditë që hapësira publike është e përbashkët. Ajo është e jona, prandaj duhet me e mbrojt, me u kujdes për të dhe me e respektu çdo ditë”, ka shkruar Rama.