Kosova në pritje të Kushtetueses: Kuvend apo zgjedhje të reja?
Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të vendos për dekretin e presidentes Vjosa Osmani, i cili vendim mund të përcaktojë nëse vendi do të vazhdojë me Kuvendin aktual apo do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.
Masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila ndalon ndërmarrjen e çdo veprimi nga Kuvendi dhe Presidenca, do të skadojë brenda dhjetë ditësh.
Deri më 31 mars, Kushtetuesja do të nxjerrë vendimin për të përcaktuar nëse dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit ishte i drejtë dhe në përputhje me Kushtetutën.
Gjykata do ta shqyrton gjithashtu një kërkesë tjetër të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me seancën për zgjedhjen e presidentit, ku janë propozuar Glauk Konjufca dhe Fatmire Mullhaxha Kollçaku.
Vendimi i Gjykatës do të përcaktojë nëse Kuvendi aktual do të vazhdojë punën apo nëse do të organizohen zgjedhje të reja.
Vetëvendosje kërkon që Gjykata të detyrojë deputetët e partive opozitare të marrin pjesë në seancën e votimit, pasi në seancën e parë asnjë deputet opozitar nuk ishte i pranishëm dhe kryekuvendarja Albulena Haxhiu detyroi ndërprerjen e saj për mungesë kuorumi.
Negociatat mes LVV-së dhe partive opozitare për gjetjen e një kandidati për president nuk kanë dhënë rezultat, pavarësisht takimeve të shumta.
LVV-ja e ka cilësuar dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit si antikushtetues, ndërsa Kurti ka theksuar nevojën për negociata të reja me partitë opozitare për të gjetur një zgjidhje për presidentin dhe për të shmangur zgjedhjet e parakohshme. /rtk