Balla pas emërimit si drejtues politik i qarkut Tiranë: Në 2027, synojmë të gjitha bashkitë

Balla pas emërimit si drejtues politik i qarkut Tiranë: Në 2027, synojmë të gjitha bashkitë

Aktuale March 21, 2026 - 16:17

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të kësaj partie, ku u vendos si Drejtues Politik i PS për Qarkun e Tiranës dhe vijimin e detyrës si Drejtues Politik i PS për Diasporën.

Balla reagoi përmes një postimi, ku shkroi se Partia Socialiste në zgjedhjet e 11 Majit mori dy ndër tre vota të shqiptarëve jashtë territorit, në çerek milioni të regjistruar.

Ndërsa si drejtues Politik i Qarkut Tiranë, Balla tha se në zgjedhjet vendore 2027, synojnë t’i fitojnë të gjitha bashkitë e qarkut.

“Dy fjalë për dy detyrat që mu besuan sot #AsamblejaKombëtare Edi Rama Partia Socialiste e Shqipërisë

Vota për herë të parë e diasporës më 11 Maj ishte historike. Partia Socialiste mori dy ndër tre vota të shqiptarëve jashtë territorit, në çerek milioni të regjistruar. Objektivi për 2029 do jetë trefish më i lartë

Në Tiranë, në zgjedhjet vendore 2027, ne synojmë t’i fitojmë të gjitha bashkitë e qarkut, pa asnjë përjashtim.

Faleminderit”, shkroi Balla.